Vajza vret babain e saj, ishte i palëvizshëm
Policia në Nish ka arrestuar 56-vjeçaren D.M. për shkak të dyshimeve se ka vrarë babanë e saj, i cili ishte i palëvizshëm.
Trupi me shumë lëndime u gjet nga një infermiere që vinte në apartament për terapi.
Fqinjtë thonë se ai ishte një njeri i qetë, i cili kishte qenë profesionist në fushën mjekësore para se të dilte në pension.
Gruaja e tij kishte ndërruar jetë, dhe ai kishte vetëm një vajzë që ishte martuar, por pas pak kohësh ishte divorcuar dhe ishte kthyer në apartamentin e babait të saj.
Fqinji Zorani ka treguar për “Blic” se babai dhe vajza kishin pasur përleshje të vazhdueshme.
Vajza ishte e sëmurë mendore, ndërkohë që babai ishte mirë, por më pas mori kancer në lëkurë, u operua dhe nuk ishte në gjendje të mirë – shpjegon fqinji.

