Vajzat nga Shkupi, Anisa dhe Melisa ende rezultojnë të zhdukura
Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse e klasës së shtatë dhe Melisa Kurtishi nxënëse në klasën e nëntë, ende rezultojnë të zhdukura, ka bërë të ditur policia atje, raporton ts.
“Më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar, në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O., po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Po merren masat për gjetjen e personave”, thonë nga policia.
Familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë informacione në lidhje me vajzat t’i kontaktojnë ata.
Babai i Anisa Ajro, Engin Ajro, tregon i dëshpëruar ngjarjen. Ai thotë se e gjithë familja është mbledhur, nuk dinë ku të drejtohen për ndihmë dhe janë tepër të shqetësuar.
Numri i kontaktit: i babai i Anisa Ajros, Engin Ajro: 072 232 983

