Vajzat që janë regjistruar në bujqësi fitojnë bursë

Bujqësia është një nga profilet më përfituese në Kosovë, por më së paku e preferuar nga të rinjtë.

Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Arsimit janë dakorduar për ndarjen e bursave të plota prej 50 euro në muaj për vajzat që janë regjistruar në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Arbëria”.

“Në takim me Agim Krasniqin, zyrtar i lartë në Departamentin e Arsimit Profesional në Ministrinë e Arsimit është arritur marrëveshja për ndarjen e 10 bursave të plota për nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Arbëria”, për të vazhduar edhe me shkollat tjera, vitin e ardhshëm shkollor, me qëllim të orientimit të nxënësve drejt shkollave profesionale dhe promovimit të profileve në përspektivë që janë në proprocion të drejtë me tregun e punës”, ka thënë drejtori komunal i Arsimit, Nazim Gagica.