Vajzat që vdesin për këto atlete, do duan të shohin kombinimin që u bëri këngëtarja
Atletet Converse i kanë rezistuar vërtet provës së kohës. Nuk ka rëndësi mosha juaj, Coverse-at janë zgjedhja më ideale kur doni dhe të dukeni bukur, dhe të jeni komode. Të njëjtin mendim duket se ndan dhe Olivia Rodrigo. E parë duke shëtitur nëpër Manhattan, këngëtarja bashkoi një veshje që dukej sa komode, aq dhe elegante – dhe po, Converse-at e saj ishin ylli i shfaqjes.

Backgrid
Nëse jeni duke kërkuar për një alternativë për xhinset këtë verë, le të jetë Olivia udhërrëfyesja juaj. Pantallonat e saj të lehta ajo i kombinoi me një bluzë të zezë, syze dielli ovale dhe çantë të zezë. Është pikërisht lloji i veshjes që ju bën të dëshironi të riimagjinoni kombinimin tuaj të fundjavës.







