Vaksina anti-Covid Moderna – 90% efektive sipas provës amerikane
Vaksina e Moderna-s është 90% efektive kundër Covid-19 dhe 95% kundër formave të rënda të sëmundjes, njoftoi firma amerikane e bioteknologjisë në rezultatet e reja të botuara dje, me një ulje të zvogëluar të efikasitetit të saj se një provë tjetër e mëparshme klinike.
Këto të dhëna vijnë nga një provë klinike e fazës 3 që përfshin më shumë se 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.
Efikasiteti është ulur pak, në 94.1%, raportuar në një provë të gjerë klinike të publikuar në New England Journal of Medicine në dhjetor.
Moderna nuk specifikon në njoftimin e saj për shtyp nëse kjo rënie e efikasitetit i atribuohet shfaqjes së varianteve të reja.
Sot nga gazeta Le Temps mësojmë se laboratorët BioNTech dhe Pfizer do të rrisin shpërndarjen e vaksinës së tyre anti-Covid në BE me 50 milion doza në tremujorin e dytë, për të arritur gjithësejt 250 milion doza gjatë kësaj periudhe, tha këtë të mërkure Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Dorëzimi i ketyre dozave shtesë, i planifikuar për tremujorin e 4-të, do të fillojë në prill. /Mirishahe Limani Hiler/

