Vaksina Pfizer/BioNTech “e sigurt” për fëmijët 5-11 vjeç

Vaksina Pfizer / BioNTech kundër Covid-19 është “e sigurt” dhe “tolerohet mirë” nga fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe dozimi i duhur shkakton një përgjigje “të fortë” imune, sipas rezultateve të një studimi të shpallur të hënën nga laboratorët.

Të dy kompanitë planifikojnë t’i paraqesin këto të dhëna tek autoritetet “sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas një deklarate, e cila saktëson se reagimi imunitar ishte “i krahasueshëm” me atë të vërejtur tek 16 -25 vjeç që morën një vaksinë më të dozuar.

Këto janë të dhënat e para klinike për këtë grupmoshë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe FDA-ja amerikane i kanë autorizuar vaksinat nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna, bazuar në teknologjinë ARN të dërguar, nga mosha 12 vjeç.

Në veçanti për shkak të përhapjes së variantit Delta, “që nga korriku, rastet pediatrike të Covid-19 janë rritur me 240% në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar nevojën për vaksinim”, komentoi Albert Bourla, CEO i Pfizer, duke parë në të dhënat një “bazë solide për kërkesat e autorizimit”.

Efektet anësore të vaksinës, të dozuara në 10 mikrogramë me injeksion kundrejt 30 mikrogramëve zakonisht për më të vjetrit, janë “në përgjithësi të krahasueshme” me ato të vëzhguara te njerëzit nga 16 deri në 25 vjeç, vërejnë dy laboratorët.

Këto janë rezultate të pjesshme të një studimi të 4500 fëmijëve nga 6 muaj deri në 11 vjeç në Shtetet e Bashkuara, Finlandë, Poloni dhe Spanjë.

Të dy kompanitë presin të publikojnë rezultate “qysh në tremujorin e katërt” për fëmijët 2-5 vjeç, si dhe fëmijët 6 muajsh-2 vjeç, të cilët morën dy injeksione prej 3 mikrogramë.

Studimi për fëmijët nën 12 vjeç për vaksinën Moderna është në vazhdim.

Në Izrael, fëmijët e moshës 5-11 vjeç në rrezik të komplikimeve serioze nga Covid-19 janë duke u vaksinuar që nga 1 gushti.