Vaksinat mbrojnë kundër formave të rënda të shkaktuara nga varianti Delta
Njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë 11 herë më pak gjasa të vdesin nga Covid dhe 10 herë më pak të ngjarë të shtrohen në spital pasi varianti ngjitës Delta u bë lloji kryesor i virusit në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët shëndetësorë amerikanë të premten.
Të dhënat nga tre artikuj të botuar nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore federale e shëndetit publik në vend, nënvizojnë njëzëri efektivitetin e vazhdueshëm të vaksinave anti-Covid kundër formave të rënda të virusit, përcjellë këtë informatë shtypi zviceran sot. /MLH

