Vaksinohet Lul Raka: Mjekët që frikësohen nga vaksina le të kërkojnë profesion tjetër
Mikrobiologu më i njohur kosovar, Lul Raka, e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, në vendlindjen e tij në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Ai tha se nuk ka dashur që ta marrë i pari vaksinën për shkak se të moshuarit kanë më tepër nevojë.
Mikrobiologu kosovar porositi mjekët se ata që frikësohen duhet ta lënë mantelin e bardhë dhe të kërkojnë profesion tjetër.
“Unë se kam marrë më herët vaksinën sepse nuk i para bërë pesë muaj nga infeksioni. Edhe kam dashur që vaksinën ta marrin ata që kanë më së tepërmi nevojë, pra të moshuarit. Mirëpo hezitimi i mjekëve në spitale dhe QKMF-të në krejt Kosovën, më shtyju që ta marrë vet vaksinën edhe të ju tregoj që vaksina është e sigurt. Edhe në qoftë se si punëtorë shëndetësor ata hezitojnë me marrë vaksinën atëherë ata duhet ta lënë mantelin e bardhë dhe të kërkojnë profesion atëherë çfarë do të ndodhë tek qytetarët”, ka shkruar Raka.

