Vala e katërt e Covid-19 erdhi nga të pavaksinuarit

Vala e katërt e koronavirusit që aktualisht po godet Zvicrën, është “ajo e të pavaksinuarve”, paralajmëron presidenti i shoqërisë mjekësore të Zvicrës frengjishtfolëse, Philippe Eggimann.

Ai u bën thirrje zviceranëve që ende nuk janë të imunizuar kundër SARS-CoV-2 që të vaksinohen.

“Ne kemi 3,000 raste të përditshme dhe një normë riprodhimi prej 1.22. Këto 3,000 raste nuk duhet t’i raportohen të gjithë popullsisë, por 40% të atyre që nuk janë vaksinuar”, shpjegon ai në një intervistë të transmetuar të mërkuren në «La Liberté m» dhe gazetat partnere të saj./Mlh