Vala e pestë e Covid/ Franca mbyll lokalet e natës për 4 javë
Kryeministri i Frances, Jean Castex, ka njoftuar qytetarët se klubet e natës në vend do të mbyllen për katër javët e ardhshme.
Gjatë një konference për shtyp, kryeministri Jean Castex tha se vendimi do të vihet ë zbatim duke filluar nga e premtja e kësaj jave, në mënyrë që të luftojnë atë që ai e përshkroi si një valë e pestë e Covid-19.
Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Véran njoftoi se me një normë incidence prej 400 të infektuar për 100,000 bnorë, normat ishin tashmë më të larta se në kulmin e valës së tretë.
“Vala e perhapjes se infeksionit është më e fortë aty ku mbulimi me vaksina është më i dobët”, shtoi ministri i Shëndetësisë.
Në shkollat fillore, fëmijët do të duhet të mbajnë maskë në oborrin e shkollës si dhe në klasë dhe francezët e moshës mbi 65 vjeç do të duhet të marrin një dozë përforcuese të vaksinës Covid.
Për momentin, nuk do të merret asnjë masë shtetrrethimi apo bllokimi, tha kryeministri francez.

