Valdrini e Diana sonte e ‘thejnë’ karantinën me koncert fasntastik

Gjilani ka dy muaj që po i zbaton masat rigoroze si preventivë kundër virusit vdekjeprurës Covid-19.

Për ta thyer këtë monotoni karantine, sonte përkujdesen këngëtarët e njohur gjilanas, Valdrin Halimi e Diana Toska, të cilët do të performjnë në koncertin e organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me THC band, raporton Mediafokus.info.

Ndër të tjera, ata do ta interpretojnë së bashku këngën e rock bendit legjendar “Gjurmët” – Kur dielli perëndon, atë të artistit të madh Muharrem Qena – Oj Hanë…

Valdrini e Diana, gjatë performimit do të përcillen nga Reshat Beqiri (kitare), Premtim Selimi (piano) Arlind Ibrahimi (bateri, drums).

Që koncerti të dalë fantastik, janë përkujdesur për xhirime, Arbër Ahmeti, Agon Mehmeti e Bardhyl Limani, derisa DJ Albani (Vello dekor) për zërim e ndriҫim.

Konceri nis sonte në ora 20:45 dhe transmetohet livestream në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit – https://www.facebook.com/komunaegjilanit./Mediafokus.info/

Ja promo e koncertit: