Valltarët si Aga Zekë nuk harrohen kurrë
Para një viti, koronavirusi i mori jetën edhe valltarit të spikatur Zekirja Kadriu, i njohur si Aga Zekë.
Vallet e Karadakut dhe të Anamoravës humbën protagonistin kryesor të tyre, veteranin, mjeshtrin dhe solistin e pakrahasueshëm.
Gjatë karierës së tij, Aga Zekë për shumë vite ushtroi veprimtarinë e tij si valltar në ansamblin “Bajram Shabani” duke ruajtur dhe kultivuar me shumë dashuri vallet e burrave.
Ai në çdo prezantim artistik ishte gjithmonë i pari dhe me çmime të para.
Aga Zekë do të mbahet mend si njeri i urtë, i dashur dhe artist i madh. Vallet e burrave më nuk do ta kenë bukurinë e tyre si më parë, pa Agën Zekë.
Valltari Zekirja Kadriu do të kujtohet përherë në Kumanovë e Karadak, si kontribues arti e valltar i spikatur./Mediafokus.info

