Valon Syla: Bash po më intereson sa keni me i dashtë kusheritë gërrnaça pas 1 janarit
Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka vazhduar të merret sërish me kosovarët që jetojnë në mërgatë.
Përmes një postimi, Syla ka thënë se është fort i interesuar t’i shohë kosovarët se do t’i duan kushërinjtë, kur të shkojnë në diasporë.
Postimi i plotë i Sylës:
Menzi spo pres me ju pa tu dalë mas 1 janarit neper kusheri në Evropë, tu mbajt shpresë se ju ndihmojnë. Bash po me intereson sa keni me i dashte kusheritë gërrnaça, mbas kësaj…
Veç mos u deshperoni shume e tani me u kthy e me kajtë në Kosovë te na apet, kur smund boni vend atje.
Na se kemi pahiri që po mundohemi këtu çdo ditë. Ju shani, britni, s’boni kurgjo për vendin e juj e gjendjen tuaj, i votoni rrencat e llaskucat, e tani deshperoheni, ikni prej vendit. E tani ja nisni me shkru statusa prej atjehit kunder neve… veç po ju paralajmëroj që mos gaboni mu anku kur ktheheni apet…
Une ksajde jam. Gati me ja u kujtu çdo ditë me fore, deri sa ja u kapercen budallaku dhe shpresat kot, qe me ikje nga vendi, keni me i kapercy problemet me veten tuaj.
Ani kishe na patriota, s’hajna prodhime serbe… e ikin prej Kosove me sabah.
Kryeministrin ku e keni. Në Norvegji a?
Ani, ani… edhe naj dite.

