Valon Syla jep premtimin: Do të gjuajë me zollë në Parlament nëse fitojnë këto parti
Gazetari dhe publicisti kosovar, Valon Syla, ka thënë se nëse fiton Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK në zgjedhjet e ardhshme, në shenjë proteste, do të gjuaj me zollë në Parlament, transmeton Mediafokus.info.
Dhe për këtë, sipas tij, nuk do të mund ta arrestonin për shkak të precedanit të mëhershëm.
“Pas kësaj, i thërras edhe do miq të Deçanit edhe e goditi parlamentin me Torombllon apo Zollë… nê shejë proteste, jo si sulm terorist, por si shenjë proteste. Nëse më arrestoni, duhet ti arrestoni krejtë…”, ka shkruar Syla.
“Është mirë për shoqëri… me fitu VV dhe AAK. Pas kësaj kam me dalë personalisht me kallë 1 lotësjellës nê studio televizive. Edhe pas 2 a 3 dite edhe një molotov koktel…. me disa miq protestues… Edhe nuk do të mund të më arrestoni… sepse ka precedan ma herët”, shton ai.
“Prej Albin Kurtit, deri te Dobika Kada Bujupi, arrestomni edhe mua e krejtë ata që i ka rrok kamera televizive në sulme të tilla, e militantat me mollotov që si keni arrestu.Me këtë status, po e lo argument. Që kjo ju pret, pas 100 dite qeverisje… Uriime”, përfudon publicisti kosovar./Mediafokus.info/

