Valon Syla: S’ka me pasë mo hauba të kerreve me Albin Kurtin, mitit po i vie fundi

Analisti politik, Valon Syla, në një shkrim në Facebook ka thënë se po i vie fundi ‘mitit të pasluftës’ duke iu referuar pritshmërive të elektoratit ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Si aryse për këtë, ai përmendi luftën e Qeverisë me klasën punëtore të arsimit, teksa ironizoi me udhëzimin administrativ që ka të bëj me “kifle, tomël dhe gota me ujë me kafe”.

Syla, tutje tha se “nuk është mo në trend në Prishtinë me kon’ me Albinin” dhe se “s’ka me pasë mo hauba të kerreve me Albin Kurtin”.

Statusi i plotë i Valon Sylës:

Kifle, tomël dhe gota me ujë nëpër kafe me urdhër administrativ… ndërsa nga Qeveria në luftë me klasën punëtore të arsimit. Valla bre folliranta jeni. Ata që ju votojnë mas gjithèë e ktyne rrenave, marrive e paftyrësive, ka me majt msheft votën.

😂😂😂

Kanë me rrejt sikur qysh kanë rrejt për do parti tjera përpara. S’ka me pasë mo hauba të kerreve me Albin Kurtin.
Shkurt, nuk është mo në trend në Prishtinë me kon’ me Albinin. Kështu fillon rënia toboganike në politikë. Thjeshtë, konzumohesh, të provojnë elektorati e mas keqti, devalvohesh si Kurti.

Veç shpejtë e ka konzumu autotritetin. Për 2 vjet, prej të cilave gati 4 muaj ka qenë në shëtitje, Greqi, Kanë, Norvegji dhe Amerikë. Turist Kryeministër. Miti i fundit i pasluftës, po i vjen fundi. Pastaj… kryhet tranzicioni. Rezonojnë kosovarët ma mirë. Edhe politika edhe elektorati.

#albanologji #kurti #vvjosa #minimarksista