Varfëria mund të jetë më e rrezikshme se koronavirusi

Gani Sadiku

Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me virusin, ose me varfërinë, pakënaqësinë, rebelimin dhe jostabilitetin shoqëror.

Më mirë është që shteti dhe krejt institucionet e tij, të hargjojnë kohën në vetëdijësimin e qytetarëve, për rrezikun, dëmet dhe pasojat e Coronavirusit, se sa ta praktikojnë mbylljen dhe mospunën, sepse varfëria dhe mos puna sjellin depresion shoqëror, i cili mundë të ndizet me një shkëndi prej së largu!

Është shumë lehtë me i mabjtë qytetarët të karantinuar e të mbyllur deri sa të kenë rezerva për të jetuar, por po ju hargjuan ato, dhe shteti nuk ka mundësi t’i ndihmojë askujt, atëhere kie me jav pa marifetin.

Shumë shpejt vendin mundet me e përfshi ndonjë pakënaqësi dhe mundë të vie deri te destabilizimi, kur kihet parasysh se në vendin tonë ka lider dhe parti politike që në çdo kohë luftojnë për vota e jo për jetën dhe mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.

Kemi lider dhe parti që kënaqen dhe rriten mbi fatkeqësinë e tjetrit, për të përfituar vet politikisht!

Sëmundjet kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithëherë deri sa të jetë njerëzimi, dhe njeriu vetëm pas vdekjes bëhet i paprekshëm nga gjithëçka, andaj konsideroj se insistimi për të qenë të paprekshëm nga sëmundjet është naivitet dhe tendencë për sundim nën pushtetin e vurusit.

Është fakt se askush nuk mundë të marr pushtet mbi ty (pos krijuesit) nëse t’i nuk e akcepton nënshtrimin ndaj sunduesit, ndaj të keqes, përfshi këtu edhe sëmundjen!

Pushteti dhe sundimi vejn vetëm nëse njeriu i akcepton, dhe si i tillë u nënshtrohet paraprakisht!

Jo rrallëherë në histori kemi mësuar se varfëria din të jetë edhe më e rrezikshme se sëmundja, këto të dyjat janë koekzistente me njëra tjetrën, sepse që të dyjat janë burim i çdo të keqe dhe pakënaqësie!

Andaj ne nuk duhet që me vetëdije dhe me organizim, t’i nënshtrohemi pushtetit të sëmundjes, varfërisë dhe njeriut, por botën duhet të nisim e ta shohim me optimizëm për të ardhmen!