Varianti afrikan i virusit po përhapet me shpejtësi

Varianti i ri i virusit që është paraqitur në rajonet kufitare të Afrikës së Jugut, me karakteristika të rrezikshme për shkak të mutacioneve të shumta, ka filluar të përhapet në dimensione ndërkombëtare.

Paniku u shpërnda dje nga një tweet i Thomas Peacock, virolog i njohur i Imperial College në Londër, i cili pati mundësi të analizojë variantin duke e cilësuar “si i pajisur me mutacione të tmerrshme”.

Pasojat e para, domethënëse, vijnë nga ekonomia. Lajmi i rrezikshmërisë së virusit alarmoi bursat aziatike, që sot kanë humbur disa pikë. Në Japoni, treguesi Nikkei humbi 3%, dhe shenjat janë që diçka e tillë mund të ndodhë edhe në Wall Street.

Por pse ky alarmizëm në Azi? Sepse varianti i ri afrikan është pikasur tashmë edhe në Hong-Kong, nga një pasagjer i një fluturimi nga Johannesburg i Afrikës së Jugut.