Varianti Mu apo Delta është më i rrezikshëm

Në 24 orët e fundit, Zvicra ka 3,114 raste të reja me koronavirus sipas shifrave nga Zyra Federale e Shëndetit Publik. Janë regjistruar edhe 8 vdekje dhe 58 pacientë janë shtruar në spital.

Varianti Mu, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në muajin janar, është “një shqetësim i mundshëm”. Sidoqoftë, nuk ka ende të dhëna që të sugjerojnë se ai mund të kapërcejë variantin Delta si tendencë dominuese, tha të enjten rregullatori evropian.

Varianti “Mu mund të jetë potencialisht më shqetësues, sepse mund të tregojë një rrezik potencial të shpëtimit imunitar (rezistencë ndaj vaksinave),” tha ai në një konferencë shtypi. EMA do të diskutojë me zhvilluesit e vaksinave efektivitetin e serumeve kundër variantit Mu.

Aktualisht, OBSH konsideron katër variante shqetësuese, përfshirë variantet Alpha, të pranishme në 193 vende dhe Delta, të pranishme në 170 vende, ndërsa pesë variante të tjera duhet të monitorohen (përfshirë Mu).

I zbuluar për herë të parë në Kolumbi në janar, varianti Mu është raportuar që atëherë edhe në vende të tjera në Amerikën e Jugut dhe në Evropë.

Prevalenca globale e variantit Mu në rastet e radhitura ishte më pak se 0.1%në fillim të shtatorit, por prevalenca e tij në Kolumbi (39%) dhe Ekuador (13%) është rritur në mënyrë të vazhdueshme, “sipas OBSH -së, përcjellin sot lajmin mediat zvicerane./MLH