Varianti “Mu” i virusit arrinë në Greqi

Varianti më i mri i virusit Covid-19 ka arritur në Greqi. Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) ka njoftuar për 6 raste me variantin “Mu”.

Varianti “Mu” i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Kolumbi.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu” për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka informuar se ka pësuar mutacione më rezistente ndaj vaksinave por që ka nevojë për më shumë hulumtime mbi këtë çështje.

Dy nga rastet janë konfirmuar në testet e kryera në hyrje të aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin grek, ndërsa 4 rastet e tjera në Argolida, Attiki dhe Ahaia.