Varrimet, vetëm me familjarë, të pamet nuk lejohen
Masat e reja anti-Covid kanë reduktuar edhe ceremonitë e varrimti dhe të pamet për ngushëllime.
Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë. Pjesëmarrësit duhet të mbajnë distancë fizike prej një (1) metër nga njëri-tjetri. Ndalohet mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë.
Pavarësisht numrit të personave, ndalohen pelegrinazhet, dasmat, fejesat, ahengjet familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Mediafokus.info

