Varrosen viktimat e krimit të katërfishtë në Pozharan të Vitisë
Sot është bërë varrimi i Fetah Zukës, gruas së tij dhe djemve, të cilët u vranë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ne fshatin Pozharan te Vitise, raporton Mediafokus.info.
Vrasja e katërfishtë, ndodhi në orët e natës së 30 dhjetorit, ku kryefamiljari dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes dhe më pas veten.
Familja Zuka kishin ardhur për pushime në Kosovë.
Ndryshe, Mediafokus.info është i pari medium që raportoi drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, pak minuta pas kësaj tragjedie që tronditi vendin. /Mediafokus.info/


 
 
						 
						