Varroset 37-vjeçarja që vdiq në aksident, pas vete la 5 fëmijë
Në mesin e 10 viktimave të aksidentit tragjik të autobusit të mërgimtarëve, në Kroaci, ishte edhe Arlinda Kikaj-Idrizaj, e cila u varros sot në fshatin Vitomiricë të Istogut.
Lamtumirën e fundit Arlindës, i dhanë familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë.
Arlinda 37-vjeçare la pas vete pesë fëmijë, katër prej të cilëve kanë qenë më të në autobus, në momentin e aksidentit.
Burri dhe vajza e vogël kishin mbetur në Gjermani për shkak të punës.

