Varroset me vinç 38-vjeçarja shqiptare që peshonte 450 kg

Blerina Rrapushi nga Vlora e cila vuante nga sëmundja e rëndë elefantizmit, ka ndërruar jetë.

38-vjeçarja luftoi me forcë për të mposhtur këtë sëmundje të rëndë, por nuk ia doli dot.

E ndjera është përcjellë për në banesën e fundit dhe pikëllues është fakti se për varrosjen e saj është përdorë një vinç.

I rëndë është fakti që ajo nuk është vendosur brenda një arkivoli, por vetëm e mbështjellë me një çarçaf të bardhë.

Blerina peshonte 450 kg dhe prej 4 vitesh nuk kishte lëvizur nga shtëpia.