Varroset në vendlindje 23-vjeçari nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Tiranë

Sot në mesiditë, në vendlindjen e tij në Maqedoninë Veriore, është varrosur i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotelin Rogner në Tiranë.

Në ceremoninë e varrimit, pos familjarëve, morën pjesë edhe qindra miq, kolegë e shokë nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra që kishin ardhur per t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit, vëllait, dajës, nipit, shokut dhe mikut Ajdin Mustafi 28-vjecar, njofton korrespodenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Nga Gjeneva morën pjesë mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë që kishin ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafi, i cili la pas vete dy fëmijë (vajzë e djalë).

Në fund prindërit e tij falënderuan shokët dhe miqtë e djalit të humbur që kishin udhëtuar me kilometra të tëra për ta nderuar për herë të fundit.