Varroset në vendlindje çifti shqiptar që humbi jetën në Gjermani

Çifti kosovar Shaban e Raze Delija, që humbi jetë nga përmbytjet në Gjermani, janë varrosur sot në fshatin Zahaq për Pejës.

Familjen e ka ngushëlluar sot edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.

Ndryshe, përmbytjet në Gjermani ua morën jetën shumë qytetarëve, përfshirë edhe një vajzë të re nga Kaçaniku, shumë persona u zhdukën, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha materiale.