Varroset sot në Gjilan poeti Fetah Maliqi i cili vdiq në Gjermani

Poeti Fetah Maliqi, i cili vdiq në Gjermani, ku jetonte dhe punonte prej vitesh, do të varroset sot në Gjilan.

Kështu kanë njoftuar familjarët e tij.

“Të nderuar familjarë, miq, shokë e kolegë ju njoftojmë se varrimi i kusherinit tonë, poetit Fetah Maliqi do të bëhet me datën 13.12.2023 me drekë në varrezat e qytetit në Gjilan!

Funerali niset nga banesa e të ndjerit –  ,,Ceni Company”, blloku i dytë (ll).
E pamja mbahet në lagjen Dardania te restorant ,,Nora“ në Gjilan dhe zgjatë tri ditë, prej orës 9:00 deri 17:00”. /Mediafokus.info