Vazhdohet afati i konkursit për aplikim në FSK

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për t`u bërë ushtarë të FSK-së se afati i konkursit për rekrutim vazhdohet deri më datën 22.11.2021.

Kandidatët të cilët deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju lutemi të klikoni në linqet:

https://mod.rks-gov.net

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese mund të kontaktoni në tel. 038-555584 2044 dhe 038-555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim përkatësie etnike u garanton proces të drejtë dhe transparent dhe zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve.