Vazhdojnë punësimet familjare në Gjilan, Alban Hyseni tani punësoi nipin

Vazhdojnë punësimet familjare në Komunën e Gjilanit, e cila nën udhëheqjen e LVV është shndërruar në një çiflig kunatash e balldëskash.

Dega e PDK në Gjilan ka sjellë dëshmi si Alban Hyseni, së fundmi e punësoi edhe nipin e tij, Landrit Kamberin, si zjarrëfikës në Gjilan.

“Me konkurse, apo pa konkurse punësimet familjare vazhdojnë të jenë prioritet i kryetarit të Gjilanit. Pas kunatave të tij, baxhanakëve, balldëskave, dajallarëve, u erdhi rendi punësimeve të nipave të kryetarit. Ka rritje të përmbushjeve të premtimeve. Për qytetarët e zakontë të Gjilanit është e pamundur t`ia mësynë konkurseve, përderisa kryetari i Gjilanit ta punësojë tërë farefisin e tij. E kuptueshme është kjo çoroditje e tij, sepse nuk i kanë mbetur shumë muaj derisa të largohet nga pushteti. Zgjedhjet lokale janë fundi i tij politik dhe i keqpërdorimit të tij me paranë e qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në reagimin e PDK në Gjilan.