Vazhdojnë sukseset e gjigantit të Anamoravës në granit dhe mermer – Fundamenti
Po vazhdojnë sukseset e gjigantit të Anamoravës në granit dhe mermer, kompanisë brend të kësaj pjese – Fundamentit.
Së fundmi, pronari i kësaj kompanie, Bashkim Halili, ka bërë të ditur për vazhdimin e parneritetit me Monopol City.
“Pas një pune të suksesshme do të vazhdojmë prap me të njejtin ritëm. Faleminderit Monopol City Gjilan për besimin… Vazhdojmë!”, ka thënë Halili.
Me teknologjinë europiane të fjalës së fundit dhe me një staf të kualifikuar me afro 40 punëtorë të profileve të ndryshme, në kompaninë FUNDAMENTI mund të gjeni gjithçka që u nevojitet në mënyrë që kuzhina, shkallët, dyshemeja e banjo në shtëpinë tuaj të ketë kuptim.
Punët operative bëhen që prej prerjes edhe dhënies së formës se pjesëve të pllakave të mermerit-granitit sipas dizajnit, lëmimit të tyre, shpimeve të ndryshme edhe montimit të tyre në vendet e parapara sipas projekteve, të cilat derivojnë nga kërkesat e konsumatorëve.
Fundamenti ka në dispozicion ekipet profesionale për montimin e të gjitha llojeve të pllakave të keramikës, porcelanit e graniti.
Që kuzhina, shkallët, dyshemeja e banjo në shtëpinë tuaj të ketë kuptim, vizitojeni kompaninë FUNDAMENTI, e cila gjendet në anën e djathtë të rrugës magjistrale Gjilan-Prishtinë, në afërsi të fshatit Pasjak.
Fundamenti është vulë e cilësisë dhe kreativitetit në përpunimin e mermerit dhe granittit. Mjafton që ju të dini se çka doni. Zgjidhja e ka emrin Fundament!/Mediafokus.info/

