Vazhdon diskriminimi i shqiptarët në Serbi, paralajmërohen protesta 

Pas pasivizimit të adresave në tri komunat shqiptare të Serbisë, atje ka filluar diskriminimi edhe në punësim.

Së fundi, dy shqiptare nuk janë pranuar në pozitën e gjyqtares në Gjykatën Themelore të Bujanocit por janë sjellë dy serbe për këto pozita.

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar thonë se po përgatiten për protesta paqësore për këtë lloj diskriminimi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, thotë se diskriminimi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i ka prekur kufijtë e racizmit.

Lutfiu paralajmëron protesta paqësore me qytetarët e atij vendit.