Vazhdon diskriminimi serb ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Refik Hasani

Shqiptarët në Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha fushat, deri te përdorimi i simboleve kombëtare, si pasojë e mbajtjes në fuqi të ligjit diskriminues serb ndaj komunave shqiptare në këtë shtet.

Përdorimi i simboleve kombëtare të shqiptarëve në Republikën e Serbisë, është e drejtë e garantuar kushtetuese, por e pa rregulluar me ligj.

Moslejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, është cenim dhe shkelje flagrante e të drejtave elementare individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi, edhe pse në këtë krahinë shqiptare më datën 1 e 2 mars 1992 është mbajtur referendumi, ndërsa në vitin 2001 ka ndodhur lufta e armatosur mes UÇPBM-së dhe forcave ushtarake e policore serbe me qëllim të përcaktimit të statusit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Nga kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, shqiptarët, për shkak të përpjekjeve që t’i realizojnë të drejtat e tyre të mohuara, përfundojnë nëpër gjykatat serbe me akuza diskriminuese.

Shqiptarët e diskriminuar, përfaqësohen pak ose fare në institucionet lokale e qendrore të republikës, si për shembull: në zinxhirin komandues të Policisë, Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, administratë tatimore, informim, investime, zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor etj.

Diskriminim i rëndë si formë e spastrimit etnik është pasivizomi i adresave të shqiptarëve. Në këtë krahinë shqiptare, nuk lejohen vendosja e bustit të Skënderbeut, lapidari i UÇPBM-së.

Mungon një Institut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore-historike të shqiptarëve. Presheva, Bujani dhe Me vegja, gjithnjë mbetet rajoni më i mbrapambetur në Serbi.

Mbi të gjitha, kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.