Vazhdon gjendja alarmante me COVID në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 690 raste të reja me Covid-19 nga 2 790 testime të kryera, prej rasteve të reja u regjistruan 94 riinfektime, 21 të vdekur, dhe 676 të shëruar.

Në Shkup ndërruan jetë 12 pacientë (65v, 66v, 69v, 70v, 71v, 73v, 73v, 76v, 79v, 87v, 88v dhe 89v), dy nga Ohri (79 dhe 85v), një nga Gostivari (84v), Struga (78v), Kumanova (66v) dhe Manastiri (83v). Në sistemin Termini Im janë regjistruar edhe tre persona që kanë ndërruar jetë nga 3 shkurti deri më 5 shkurt: Ohri (1), Strumica (1) dhe Velesi.

Ministria sqaroi që gjashtë viktima ishin plotësisht të vaksinuar.