Vazhdon rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, 26 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes raportit ditor ka bërë të ditur se 626 persona janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, prej të cilëve 26 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

527 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, prej të cilëve 470 janë me oksigjenoterapi.

Në QKUK janë 236 pacientë të shtrirë, 201 prej tyre Covid-19 pozitivë, 185 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 110 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 71 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 390 pacientë, 326 prej tyre Covid-19 pozitivë, 285 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 75 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 103 pacientë
– Spitali i Pejës, 69 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 80 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 42 pacientë