Vdekja e 13-vjeçarit që mbante familjen nga lëmosha, ky është shkaku

Mjekësia Ligjore konstaton se 13-vjeçari, Elmedin Puçolli, ka vdekur si pasojë e pa mjaftueshmërisë së oksigjenit në mushkëri.

Rikujtojmë se babai Halidi e gjeti të birin e tij të vdekur në dhomë ku bënte gjumë, pa i ditur arsyet.

Raporti i atopsisë të cilin e ka bërë Instituti i Mjekësisë Ligjore me kërkesë të prokurorisë, konstatoi se 13-vjeçari vdiq si pasojë e mungesës së oksigjenit, gjë që çoi deri te bllokimi i zemrës së tij.

Obduksioni i ka hequr dyshimet mbi shkaqet e vdekjes se djaloshit, i cili merrej me lëmoshë, si mjet për të mbajtur familjen.

Vdekja e Elmedinit i ka tronditur të gjithë ata që e njihnin, pasi kishte qenë një djalosh i dashur për të gjithë.