“Vdekje e dyshimtë” cilësohet rasti i punëtores së KEDS-it në Gjilan
Dje u gjet e vdekur në vendin e saj të punës në Gjilan zyrtarja e KEDS-it, Nerxhivane Behluli. Policia e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 04.10.2022 – 10:32. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ka qenë në punë, në zyrën e saj, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime.

