Vdekje e dyshimtë në Obiliq

Policia njofton se një person në Obiliq deri sa ishte duke punuar në një objekt, dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Obiliq 28.12.2022 – 10:27. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.