Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për nëj vdekje të dyshimtë në Prizren, raporton Mediafokus.info.

“Prizren 12.04.2021 -15:25. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij nga një familjar, vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.