Vdekje e dyshimtë: Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Mitrovicë Veri. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)

