Vdekjet dhe rastet e infektimeve janë rritur në Evropë

Për herë të parë në tre muajt e fundit, pandemia ishte më vdekjeprurëse në Evropë javën e kaluar, përcjellin lajmin mediat zvicerane.

Numri i viktimave është rritur 6% gjatë një jave. Është kjo një situatë e lidhur me variantin Delta, tani e pranishme në më shumë se 100 vende dhe territore.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshuar të martën në mbrëmje në Gjenevë dhe të cilat shtrihen deri të dielen në mëngjes, më shumë se 6,900 njerëz kanë vdekur javën e kaluar në Evropë. Shumica e rajoneve po përballen me një rritje të viktimave të reja.

Për javën e dytë me radhë, pandemia u përshpejtua dhe rastet e reja u rritën me 3% në më shumë se 2.6 milion. Rritja është madje gati sa një e treta në Evropë. /MLH