Vdes 11-vjeçarja pasi u godit nga një furgon derisa po kthehej në shtëpi me biçikletë
Një mërgimtare e moshës 11-vjeçare me inicialet E.B., e cila jetonte në Padova të Italisë, ka vdekur në spital pasi ishte qëlluar nga një furgon, derisa po kthehej në shtëpi me biçikletë. Ajo qëndroi në gjendje kome për sa ditë në spitalin intensiv në Padova.
Vajza u shtrua në spital në kujdesin intensiv pediatrik në Padova, në gjendje shumë të rëndë, duke konstatuar procesin e vdekjes së trurit.
Mediat italiane shkruajnë se ajo po kthehej në shtëpi me biçikletë, ndërsa u përplas nga një furgon tip Mercedes, i drejtuar nga një 36-vjeçar.

