Vdes 6-vjeçari që pësoi aksidentalisht nga dyert e metalta

Një 6-vjeçar në Vërbicë të Kmetocit, komuna e Gjilanit, ka vdekur sot pas një aksidenti që pësoi dje nga dyert e metalta.

Njoftimin e ka dhënë babai i tij, Musli Matoshi.

“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekur djali jem #Loli Florian Matoshi..!!!

Varrimi bëhet nesër, me kohen e Xhumasë, në Vërbicë të Kmetovcit / Gjilan”, ka shkruar ai.

Për rastin e aksidentit njoftoi edhe policia në raportin 24-orësh.

Fsh. Vërbicë e Kmetovcit, Gjilan 04.08.2021-11:00. Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit  nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse, thuhet në njoftimin e policisë.