Vdes 82-vjeçari pasi banesa ku jetonte i vetëm u përfshi natën nga flakët
Një 82-vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Kukës nga asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte ai është përshirë nga flakët.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ku flakët përpinë shtëpinë e për pasojë 82-vjeçari Shefik Krasniqi nuk mundi të dalë nga shtëpia.
82-vjeçari jetonte i vetëm.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë gjatë gjithë natës e ndezur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Shqiptarja/

