Vdes aga i Preshevës
Ka ndërruar jetë Reshat Selimi nga Presheva, i njohur në këtë qytet shqiptar të Luginës me emrin Aga, raporton Mediafokus.
Ai ishte kamarieri i parë në Preshevë, që shërbeu si model për të rinjtë si duhet pritur e trajtuar klienti.
Pasioni i tij ishte aparati dhe kamera. Gjeneratat e reja nuk do të dinin sot për Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, po të mos ishin fotot dhe xhirimet e Agës.
Familjen Selimi e ka ngushëlluar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka thënë se vdekja e Selimit është një humbje të cilën do ta ndjejnë të gjithë ata që e njohën./Mediafokus/

