Vdes aksidentalisht në Amerikë nipi i këngëtarit Riza Bytyqi

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën tragjikisht i riu nga Kosova, Kushtrim Bytyqi.

Kushtrimi varroset sot, më 5 prill, në Waterbury të SHBA-ve, por familjarët e tij hapin të pame edhe në Kosovë.

I ndjeri është nip i këngëtarit tonë të njohur Riza Bytyqi, i cili ka njoftuar për rastin.

“Njoftojmë miqët, shokët dhe mbarë farefisin, se me daten 02.04.2022, në një aksident tragjik të komunikacionit në SHBA, në moshen 35 vjeçare ndërroi jetë me i dashuri i ynë i familjes, Kushtrim Isa Bytyçi (djali i vëllaut).

Varrimi i te ndjerit bëhet sot me datën 05.04.2022 ne Waterbury – SHBA, ndërsa e pamja do te bëhet në Prishtinë, me daten 09.04.2022. Adresa: Veternik afer Fshatit Ndërkombëtar, Rr. ‘Hysen Lepnica’ nr. 48.”