Vdes aktori Enver Petrovci
Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ka vdekur në moshën 71-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e aktorit Petrovci është bërë publik nga Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK)
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci. Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike. Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim”- thuhet në njoftimin e TKK-së.
Enver Petrovci u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor.
Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në Degën e Aktrimit, më pastaj mbaroi studimet për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

