Vdes aktori gjilanas Muharrem Sylejmani

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare aktori gjilanas në pension, Muharrem Sylejmani (1954 – 2021).

Muharrem Sylejmani ishte një nga aktorët më të mirë dhe më të dashur të Teatrit të Gjilanit, bartës i mbi 30 roleve kryesore, regjisor i dhjetëra shfaqjeve, njeriu URË i këtij institucioni.

Teatri i Gjilanit i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën Muharremin, i cili me karizmën e tij, urtësinë dhe dashurinë e madhe për teatrin ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndëtimin e vlerave dhe krijimin e teatrit tonë.

‘Pastë dritë shpirti yt, Muharrem! Do të të kujtojmë përherë!

Teatri i Gjilanit nuk është më i njëjtë pa ty! – thuhet në ngushëllimin e Teatrit.