Vdes aktori i njohur nga komplikimet e COVID-19

Brad Johnson, aktori i cili u shfaq në “Melrose Place” dhe në filmin e Steven Spielberg “Always”, ka vdekur. Ai ishte 62-vjeçar.

Johnson vdiq nga komplikimet e COVID-19 në Fort Worth, Teksas.

Përfaqësuesja e tij, Linda McAlister, konfirmoi lajmin për vdekjen e tij për “Hollywood Reporter” .

“Edhe pse ai shkoi shumë herët, ai e jetoi jetën në maksimum dhe i mësoi fëmijët e tij të bënin të njëjtën gjë,” tha familja e tij në një deklaratë.