Vdes avokati i njohur kosovar

Ka vdekur avokati i njohur kosovar, Mehdi Dehari. Njoftimin e ka dhënë Oda e Avokatëve të Kosovës.

Me këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

“Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 04.08.2021, në ora 17:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë. Avokati Mejdi ushtroi profesionin e avokatit që nga data 21.12.2015, me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre.