Vdes babai i dy dëshmorëve nga Bresalci i Gjilanit
Në Bresalc të Gjilanit ka vdekur Musli Ademi, babai i dy dëshmorëve të kombit, Fatmirit e Blerimit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Ademi.
Haradinaj thotë se prindër si Musliu, kanë qenë më meritorët për lirinë e Ksoovës pasi rritën fëmijët e tyre në frymën kombëtare.
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Musli, nga Bresalci i Gjilanit, babai i dy dëshmorëve të kombit, Fatmir dhe Blerim Ademi. Prindërit e Heronjve, janë më meritorët për lirinë e Kosovës. Ndër breza ata kanë lindur, rritur dhe edukuar fëmijë në frymën kombëtare. Ngushëllime familjes Ademi, miqve dhe bashkëluftëtarëve!”, shkruan Haradinaj.

