Vdes burri i cili ishte rrëzuar në një punishte ndërtimi
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë, i cili ishte rrëzuar derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimi. Rasti po hetohet nga policia.
Rr. Dëshmorët e Gollakut, Prishtinë 17.06.2022 – 10:30. Një mashkull kosovar ka vdekur, pasi është rrëzuar derisa ishte duke kryer punime në një kompani private të ndërtimit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. (foto arkiv)

